Vrasja e 26-vjeçarit në Vlorë atentat i mirëorganizuar, pista kryesore e hetimeve e shkuara në Belgjikë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Vlorë ku për pasojë ndërroi jetë një 26-vjeçar.

Kristian Breshanaj u vra natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të, para banesës nga persona ende të paidentifikuar dhe dyshohet se bëhet fjalë për një atentat lidhur me pazaret e drogës.

I riu kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika dhe ishte djali i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.

Pas ngjarjes së rëndë, autorët dogjën makinën tip BMË me targa greke, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku, shumë afër vendit të ngjarjes, teksa brenda mjetit u gjet edhe arma tip kallashnikov, e cila u përdor gjatë atentatit.

Mësohet se pista kryesore e hetimeve mbetet aktiviteti i Breshanaj në Belgjikë pasi është konfirmuar se 26-vjeçari ka patur konflikte të mëparshme edhe në qytetin e Vlorës, si dhe nuk përjashtohet një prishje e pazareve të drogës.

Sipas policisë është bërë me dije se nga provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes dyshohet se kanë qenë dy persona në momentin që është djegur automjeti dhe më pas janë larguar me një tjetër automjet të ndihmuar nga persona të tjerë.

Policia mendon se bëhet fjalë për një atentat të mirorganizuar dhe ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë së zonës përreth për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë ngjarje.

Shpërndaje
Share.

Komento