Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje 73-vjeçarin nga Fushë-Kruja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Një 73-vjeçar është përplas për vdekje nga një makinë, teksa po lëvizte me biçikletë.

I moshuari është trasportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e drejtueses së mjetit. Ajo është shtetasja N. G., 33 vjeçe.

Shpërndaje
Share.

Komento