Skip to content
Kryesore

Vrasja e 24-vjeçares, publikohen pamjet e mbërritjes së çiftit në Rinas

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua 24-vjeçare e huaj u gjet e vdekur në një apartament në Tiranë. Dyshohet se ajo u vra nga partneri i saj.

Pamjet e publikuara nga gazetarja Anila Hoxha tregojnë momentin kur Ryyan Alwan dhe partneri i saj, Fadi Alwan, arrijnë në Rinas më 19 shkurt.

Policia ka identifikuar viktimën si Ryyan Alwan, një shtetase palestineze 24 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, Fadi Alwan, 49 vjeç, në një apartament të marrë me qira në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se autori i krimit ka ikur menjëherë jashtë Shqipërisë pas vrasjes, e cila besohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.