Skip to content
Kryesore

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët sërish në protestë

· 1 min lexim

Qytetarët kanë nisur një marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar drejtësi pas vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçari i vrarë nga një bashkëmoshatar më 18 nëntor pranë shkollës së tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe ndryshimin e emrit të shkollës në nder të të ndjerit. Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe edukimin e të rinjve.