Skip to content
Të Gjitha

Vranësira kalimtare dhe… si do të jetë moti sot 9 nëntor

· 1 min lexim

Dita e sotme dhe në përgjithësi e gjithë vazhda e kësaj jave, do të ndikohet nga kushtet atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare, njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Mëngjeset dhe mbrëmja do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.