Skip to content
Të Gjitha

Vranësira dhe… mësoni si do të jetë moti sot

· 1 min lexim

Ditën e mërkurë, 7 shtator 2020, parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal do jenë prezente deri në orët e mesditës, më pas reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, lokalisht reshjet e shiut do jenë në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila në orët e pasdites hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek. Temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 23°C

zonat e ulëta 14°C deri në 27°C

zonat bregdetare 14°C deri në 27°C