Skip to content
Të Gjitha

Vranë biznesmenin teksa po pinte kafe, gjendet e djegur makina e atentatorëve në Lushnje

· 1 min lexim

Një atentat mafioz u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.

Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi biznesmenin, Besmir Hida.

Ky i fundit në momentin e ekzekutimit, po pinte kafen e mëngjesit në katin e dytë në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”.

Pas ekzekutimit autorët larguan me shpejtësi me një makinë.

“Newsbomb” ka mësuar se automjeti me të cilin dyshohet se u larguan autorët është djegur në lagjen “Sarave”, pranë autostradës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin, si dhe në hyrjet e daljet e tij.

Besmir Hida është daja i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të atentatit të tetorit të 2017-ës, ku shënjestra ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.