Skip to content
Të Gjitha

Votoi në KE pro raportit të Dick Marty-it, tani në stafin e Ramës për zgjedhjet

· 1 min lexim

Deputetii e PD-së që votoi pro raportit kundwr UÇK-së të Dick Marty-t në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës quhet Ilir Rusmali. Nuk është e vështirë të gjendet emeri, ndodhet në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës, ku tregohet se cili votoi pro dhe kundër rezolutës për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Dokumenti nr. 12462, i datës 7 janar 2011, tregon se tre deputetët  shqiptarë që gjendeshin në atë sallë, votuan në këtë mënyrë: Damian Gjiknuri (PS) votoi kundër; Shpëtim Idrizi (PDIU) votoi kundër dhe mbajti edhe fjalim kundër. Ndërsa Ilir Rusmali (PD) votoi pro.

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, Rusmali kalon si ekspert i jashtëm në komisionin për reformën zgjedhore ku asiston Damina Gjiknurin, ish kundërshtarin politik. Edhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë si autor Rusmalin.

Në Kuvend, si pjesë të Komisionit për Ankesa dhe Sanksione (KAS) ai do të ketë përgjegjësi edhe për zgjedhjet më 25 prill 2021. Pra, pse Rama sulmoi Bashën, kur Rusmalin e ka marrë pranë vetes?

/GazetaReforma.com/