Votohet shkarkimi nga detyra i Donald Trump, ja sa republikanë e tradhtuan presidentin amerikan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar rezolutën për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, për rolin e tij gjatë sulmeve në Capitol Hill, duke e akuzuar si nxitës i tyre.

Me 231 vota pro dhe 197 kundër, Donald Trump bëhet presidenti i parë që votohet 2 herë për shkarkim. Votave të demokratëve iu shtuan edhe ato të 10 republikanvëe, të cilët votuan kundër presidentit të zgjedhur nga vetë ata.

Tashmë vendimi përfundimtar do t’i takojë Senatit, i cili do të vendosë nëse Donald Trump do të shkarkohet apo do të qëndrojë në detyrë deri në 20 janar.

Donald Trump humbi betejën në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit përballë Joe Biden, ndërsa ditët e fundit në SHBA shpërthyen protestat për shkak se mbështetësit demokratë akuzonin Biden për vjedhje votash.

Kujtojmë se më 6 janar SHBA përjetoi një nga ditët më të vështira, pushtimin e godinës Kapitol nga mbështetës të Trump.

Ligjvënësit në Kongres u larguan me urgjencë nga salla për t’u futur në dhomat e sigurta. Nga ana tjetër 5 persona vdiqën në përplasjet në Capitol.

Ndërkohë pas trazirave, kryebashkiaku i Uashingtonit D.C, Muriel E. Bowser ka firmosur zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 15 ditë pas dhunës në godinën Capitol ku ndodhet Kongresi Amerikan.

Vendimi vjen pas trazirave të shumta. Gjendja e jashtëzakonshme konsiston me mbylljen e bizneseve në një orë më të herët, duke mbajtur qytetarët në banesa në rast se ka shtetrrethim si dhe duke u investuar më shumë në sigurinë publike.

Boëser paralajmëroi se ekstremistët që mbështesin Trump-in mund të vijojnë me trazirat, prandaj tashmë gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë deri më 21 janar, dhe skadon një ditë pas betimit të Presidentit të ri të SHBA Joe Biden nëse certifikohet në kohë nga Kongresi./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento