Shkarkimi i Trump, juristi i njohur: U dha mesazhi që nuk preket siguria juridike, ne ia kemi dhënë kurban politikës!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Juristi i njohur, Romeo Kara ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka zbuluar se çfarë fshihet pas kërkesës për shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump nga detyra e Presidentit, ndërkohë që i kanë mbetur edhe vetëm 18 ditë derisa t’i mbarojë mandati.

Sipas tij, këto lëvizje po bëhen për të dënuar sulmin që ndodhin ditën e inaugurimit si president të Joe Biden dhe për të dhënë një mesazh të fortë të gjithë politikanëve në Europë dhe Ballkan, se për asnjë arsye nuk janë të justifikueshme kur cënohet siguria juridike.

“E kam vlerësuar Trumpin lidhur me rikthimin e investimeve në USA, uljen e papunësisë atje dhe gjallërimin e ekonomisë amerikane. Edhe pse i mbeten vetëm pak dite qëndrimit te tij në krye të presidencës amerikane, establishmenti amerikan po merr në konsiderate një largim të parakohshem te tij, lidhur me ngjarjen e Kapitolit në Uashington. A nuk mund të presin ata edhe 18 dite derisa të mbaroje mandati i tij? Sigurisht që po. Atëherë cili mund të jetë qëllimi i një largimi të tille?

Unë mendoj se, është pikërisht denimi i precedentit të ndodhur, qe kurre në të ardhmen, të mos perseritet nje dhunim i Kapitolit, një mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve dhe një tendence për moskalimin paqësor të pushtetit nga njeri president tek tjetri.

Masë e tillë do t’i shërbente as me shume e as me pak, asaj që politikanet skrupuloze e shikojnë si të paprekshme, sigurisë juridike”, shkruan ai.

Me këtë shembull si precedent, juristi Kara ka përmendur vendin tonë dhe ka deklaruar se ne jemi shumë larg këtij sistemi dejtësie, duke theksuar se do vazhdojë të cënohet siguria dhe liria në vend për aq kohë sa sistemi drejtësisë tek ne është kapur nga politikanë të korruptuar.

“Edhe nëse kjo mase nuk do të behet realitet, mesazhi u dha: askush nuk duhet të guxoje te preke sigurinë juridike. Fatkeqësisht në fshatin tonë, ku sundojnë tre siguruese juridike, secili për hesap të tyre, vetëm siguria juridike e vendit, nuk është në rend të ditës.

Bëhet fjalë për sigurinë e jetës, shprehjes se lire, pronës, fesë, organizimit politik, sindikativ, e shume aspekte të tjera, të cilat mund të jenë në letër, por kurrë të realizuara në këto 30 vite të regjimit oligarkisë së hajduteve. Kështu do të ndodhë përsa kohë vendin ia kemi ofruar për kurban politikës”, është shprehur juristi Romeo Kara./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento