“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin

Arrestimi i mbi 100 komisionerëve dhe individëve të përfshirë në manipulime votash në Kosovë është një zhvillim tronditës, por njëkohësisht një sinjal i qartë se krimi zgjedhor nuk është një devijim i vogël, por një fenomen serioz dhe i vazhdueshëm, që kërkon reagim të fortë institucional.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi ashpër pas zbulimit të skemave të manipulimit, duke deklaruar se askush nuk do të ketë amnisti dhe se të gjithë personat e përfshirë duhet të përballen me ligjin. Sipas tij, individët që veprojnë në mënyrë klandestine brenda subjekteve politike për të deformuar vullnetin e qytetarëve, dëmtojnë drejtpërdrejt demokracinë dhe besimin publik.
Por përtej deklaratave dhe arrestimeve, rasti i Kosovës nxjerr në pah një të vërtetë edhe më shqetësuese për rajonin, krimi zgjedhor jo vetëm që nuk është zhdukur, por po shfaqet në forma gjithnjë e më të sofistikuara dhe masive.
Në Shqipëri, pavarësisht ekzistencës së SPAK-ut dhe retorikës së vazhdueshme për “zero tolerancë”, krimi zgjedhor vijon të jetë në nivele alarmante. Madje, vitet e fundit ai duket më i përhapur se kurrë, ndërsa përgjegjësit rrallë përballen realisht me drejtësinë. Dosje të hapura, hetime të zgjatura, por pak vendime konkrete, kanë krijuar një ndjenjë të rrezikshme normalizimi, sikur gjithçka po shkon siç duhet.
Deklaratat e Kurtit, ku thekson se “vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe vota është e lirë”, vijnë si një kujtesë e fortë se demokracia nuk mbrohet vetëm me institucione në letër, por me veprime konkrete, ndëshkime reale dhe vullnet politik për të çuar hetimet deri në fund, pa dallime partie apo interesi.
Reagimi i tij është gjithashtu një pasqyrë e asaj që mungon në Shqipëri. Jo vetëm arrestime sporadike, por një mesazh i qartë se manipulimi i votës nuk është “lojë politike”, por krim i rëndë kundër shtetit dhe qytetarëve.
Nëse mbi 100 persona arrestohen për manipulim votash, sa është numri real i atyre që kanë deformuar zgjedhjet dhe pse ende nuk po shohim edhe ne të njëjtën vendosmëri për t’i çuar para drejtësisë?
Sepse pa zgjedhje të lira, pa votë të mbrojtur dhe pa ndëshkim të krimit zgjedhor, as SPAK-u, as reformat dhe as fjalët e mëdha nuk mjaftojnë për ta quajtur një vend demokratik.
Lexo më tej
“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Zbardhet dosja e Xhuana Nikollajt: Kërcënimet e ish-it, konflikti pas ekskursionit dhe dhuna një ditë para tragjedisë
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për rastin e Xhuana Nikollajt, nga dëshmitë dhe komunikimet e…
SPAK thellon hetimet pas audio-përgjimit të denoncuar nga Ahmetaj, BKH sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet, Arjeta Pucës dhe Ardi Veliut
SPAK ka thelluar hetimet e nisura pas publikimit të audio-përgjimit të denoncuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa BKH…
Kulla te Parku Rinia/ Gazetari holandez “shkatërron” projektin e BIG: I kopjuar, dembel dhe pa frymëzim; pikëpyetje mbi konkursin dhe rolin e Ramës
Projekti i studios daneze BIG për ndërtimin e një kulle në Parkun Rinia, në zemër të Tiranës, është…
Zgjerohet skandali i videove të Adi Hilës/ Zbulohen dy personazhe të tjera: biznesmeni Demo Haliti dhe këngëtari Gent Hoxha në regjistrimet intime
Skandali i videove intime që lidhen me kompozitorin Adrian Hila po merr përmasa të reja, ndërsa thuajse çdo…