Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Vonesa për procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë”, reagon KLGJ

17:25 09/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme pas rezervave që bëri publike presidenti Ilir Meta mbi procedurën e tejzgjatur sipas tij për emërimet në Gjykatën e Lartë, vjen reagimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Në një deklaratë për mediat KLGJ thekson se procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore.

Mes të tjerash KLGJ shton se Këshilli në muajt e parë të vitit 2022 ka përmbyllur me sukses procesin e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë të dy kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve. Kujtojmë se Meta tha se ka vonesa të pajustifikuara nga ky institucion për procedurat e ngritjes në detyrë.

DEKLARATË PËR SHTYP
Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë mbetet prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo procedurë është risi në sistemin gjyqësor, e cila ka ardhur si rrjedhojë e Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe një pakete të plotë të akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji të hartuara nga Këshilli.
E mirëkuptojmë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës për tejzgjatje të procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, por për gjithë opinionin publik, informojmë se:
Procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore.

Së pari: Këshilli është kujdesur që të promovohen gjyqtarë të cilët kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar i cili ka marrë një kohë të konsiderueshme.
Së dyti: nga procedura e ankimit gjyqësor të vlerësimit etik profesional, apo renditjes së gjyqtarëve për ngritjen në detyrë. Ka pasur disa procese të zhvilluara përpara gjykatës administrative të apelit, të cilat kanë zgjatur për rreth 10(dhjetë) muaj.
Së treti: nga procesi i gjykimit incidental përpara Gjykatës Kushtetuese, proces i cili pezulloi procedurën e ankimit gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në mënyrë të menjëhershme sapo janë eliminuar pengesat e përmendura më sipër, dhe ju siguron se ka marrë të gjitha masat dhe ka vijuar intensivisht punën për propozimin për emërim të kandidatëve.
Këshilli në muajt e parë të vitit 2022 ka përmbyllur me sukses procesin e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë të dy kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve.
Puna po vazhdon me ritme të përshpejtuara për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë për pozicionet vakante të shpallura.
Gjithashtu, pasi ka përfunduar me sukses procedurën e ngritjes në detyrë për 8 (tetë) gjyqtarë për gjykatat e apeleve, Këshilli është i angazhuar maksimalisht për vijimin e procedurës edhe për vendet e tjera vakante të shpallura prej tij.
Dëshirojmë të ritheksojmë dhe të garantojmë opinionin publik se nuk ka pasur asnjë zvarritje të procedurave të promovimit në karrierë dhe të plotësimit të vendeve vakante nga KLGJ, dhe se kohëzgjatja e procedurave të tjera administrative dhe gjyqësore, nuk mund t’i faturohet veprimtarisë tonë.

Për sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i gatshëm për të dhënë kontributin maksimal për promovimin e gjyqtarëve dhe plotësimin e vakanteve në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
“Në vendet e tjera çmimet rriten me 5% ndërsa në Shqipëri me 40%”, Lapaj: S’do të ndalemi!

“Në vendet e tjera çmimet rriten me 5% ndërsa në Shqipëri me 40%”, Lapaj: S’do të ndalemi!

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English