Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Von der Leyen takim ditën e sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor

11:12 19/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i takojë më ditën e sotme në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune. Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj. Sipas burimeve në Komisionin Evropian, Von der Leyen gjatë takimit pritet t’i njoftojë liderët me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerin, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshiron të dëshmojë se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Pritet që në takim temat kryesore të jenë “agjenda e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE.Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes. Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel, përveç drekës së punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, do të ketë edhe një diskutim në Qendrën e Politikave Evropiane

 

Etiketa: Ballkanin PerëndimorkryeministratPresidentja e Komisionit Evropiantakimursula von der leyen

Të lidhura

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999
Aktualitet

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe tashmë kandidat i zgjedhur në Parlamentin e ardhshëm, figuron me dy dosje penale serioze...

22:43 06/08/2025
Para
Brenda 24 orëve, 8 raste dhune në Korçë e Tiranë

Brenda 24 orëve, 8 raste dhune në Korçë e Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

23:04 06/08/2025
Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

22:43 06/08/2025
Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

20:54 06/08/2025
Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

18:52 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.