Skip to content
Rajoni

Von der Leyen reagon për vrasjen e gazetarit grek: Një akt i përbuzur e frikacak

· 2 min lexim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz ditë e sotme. Ajo e ka dënuar krimin duke e quajtur një akt të përbuzur dhe frikacak, ndërsa shkruan se liria e shtypit është më e shenjta nga të gjitha. Në një postim në Twitter Von der Leyen kërkon që vrasësit të përballen me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Vrasja e një gazetari është një akt i përbuzur, frikacak. Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit mund të jetë më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të sigurt. Mendimet e mia janë me familjen e George Karaivaz. Shpresoj që kriminelët shpejt të sillen para drejtësisë.

Gazetari i kronikës së zezë, George Karaivaz u ekzekutua ditën e sotme para shtëpisë së tij në Alimos, ndërsa para se të ndodhte ngjarja fatale, ai kishte qenë i ftuar në emisionin “Star” ku do të raportonte për një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa. Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, që ia kanë mbathur nga skena e krimit duke u larguar me motor dhe është duke marrë në pyetje njerëz në zonë që mund të kenë informacion për ngjarjen.