Skip to content
Të Gjitha

Voltana Ademi “shkel” bojkotin, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

· 1 min lexim

Voltana Ademi, ka “shkelur” bojkotin për mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Miratimi i paketës fiskale ka qenë shkaku që ajo të merrte pjesë në këtë mbledhje.

Bashkia e Shkodrës ka miratuar ‘Paketën Fiskale për vitin 2020’, sipas projektit të paraqitur nga administrata ‘Ademi’.

Propozimi ka marrë 34 vota pro dhe vetëm 1 kundër nga socialdemokrati, Andi Halluni.

Kujtojmë që Ademi qendron ende në detyrë pasi Valdrin Pjetri, i cili fitoi zgjedhjet e 30 qershorit u tërhoq nga posti pas akuzave nga opozita se ai ishte dënuar në Itali kohë më parë dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar.

Pritet që Ademi të jetë e pranishme edhe për miratimin e projekt-buxhetin, i cili do të prezantohet përpara këshilltarëve në Janar.