Vogëlushja i shkruan letër për koronavirusin, Pipero i emocionuar: “Durim! Na ka mbetur edhe shumë pak”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse deri tani u ishte përgjigjur pyetjeve të ndryshme, mbrëmjen e sotme mjeku i njohur Pëllumb Pipero u përballë me një moment prekës, teksa realizoi një lidhje me Skype për emisionin “Open”.

Një vogëlushe e quajtur Kejsi i kishte shkruar një letër ku e pyeste se kur do çlirohej vendi ynë dhe ajo të rikthehej në shkollë.

I prekur nga letra e saj, mjeku, i kërkoi durim sepse edhe pak na ka mbetur, teksa i kërkoi të kishte besim tek mjekët, duke shtuar se në fund të muajit prill e deri maksimumi në mesin e muajti maji Shqipëria do jetë e çliruar nga koronavirusi.

“Në bazë të ecurisë së kësaj epidemie në vendin tonë, unë mendoj që fundi i prillit do na zërë me pak ose aspak raste. Maji mund të na zërë me ndonjë rast sporadik. I them Kejsit që të bëj durim se në më pak se një muaj do të shijojë jetën. Kurse vendi do jetë i çliruar 1 muaj pas rastit të fundit të infektuar. Në bazë të konstatimeve të epidemiologëve do së paku nga dita e fillimit 4 muaj që epidemia të quhet e kaluar. Unë besoj se fundi i prillit deri maksimimi mesi i muajit maj do ta gjejë Kejsin të lirë. Duhet shumë pak durim. Po të mos ishte kujdesi i domosdoshëm për të moshuarit, Kejsi do kishte dalë nga shtëpia me kohë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

Teksa kryeministri Rama ka parlajmëruar lehtësimin e masave, edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero e ka mbështetur diçka të tillë, pasi sipas tij është koha për të bërë një gjë të tillë.

Pipero u shpreh se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes dhe se situata në Spitalin Infektiv është më e qetë.

Situata në Infektiv paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme, por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë. Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por, besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim”, u shpreh mjeku Pipero.

Shpërndaje
Share.

Komento