Vodhi furgonin dhe e dogji për të humbur gjurmët, gjendet i masakruar në kanal 23-vjeçari nga Tropoja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sulaj të Fierit. Një 23-vjeçar nga Tropoja është gjetur i pajetë në vendin e quajtur  “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit.

I riu është identifikuar si Florian Selimi. Mësohet se viktima ishte nga Tropoja dhe kishte ardhur vitet e fundit në fshatin Sulaj të Fierit.

I riu nuk ishte emër i panjohur për policinë shqiptar. Mësohet se katër vite më parë Florian Selimi u ndalua nga policia. Atëhere viktima ka qenë vetëm 19 vjeç.

Ai u akuzua për vjedhjen dhe djegien e një furgoni me qëllim për të humbur gjurmët.

Vjedhja e furgonit tip “Benz”, u bë në 7 janar 2015 në lagjen “Mbrostar Ferko” në Fier. Ende nuk dihet se kush dhe pse e ka qëlluar me thikë Selimin.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti midis viktimës dhe të tjerë persona ende të paidentifikuar.

Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja, ndërsa prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit.

Shpërndaje
Share.

Komento