Tragjike në Itali, gruaja shqiptare hidhet para shinave të trenit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grua shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Itali. Ajo është shtypur nga treni i linjës Brescia-Parma në Cremona.

Sipas mediave italiane, drejtuesi i trenit ka dëshmuar se ka qenë vetë gruaja, e cila i është hedhur para trenit.

“E pashë që po vinte papritur, sikur të më priste dhe nuk mund të bëja asgjë për ta shmangur”, ka thënë drejtuesi i trenit.

Ngjarja ka tronditur banorët përreth por jo vetëm. Sipas policisë italiane, nga hetimet e deritanishme, mendohet se ka qenë një gjest i qëllimshëm nga gruaja.

Shpërndaje
Share.

Komento