Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: SHBA e shqetësuar për arsenalin bërthamor në rritje të Kinës

21:21 23/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kina po zgjeron kapacitetin e saj të armëve bërthamore me ndihmën e Rusisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, kjo i detyron zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë të vendosin se si t’i përgjigjen një epoke të re në të cilën bota ka tre fuqi të mëdha bërthamore.

Në maj të vitit 2021 udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë u bënë bashkë përmes një video lidhjeje për të shënuar përfundimin e punimeve të ndërtimit të njësive të reja në dy centrale bërthamore në Kinë, që përdorin teknologjinë ruse.

Ndërsa arsenali i mbushjeve bërthamore të Kinës është ende i vogël në krahasim me atë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ai po rritet me shpejtësi. Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G-7 shprehën shqetësimin për shtrirjen dhe ritmin e zgjerimit bërthamor të Kinës në një takim që u mbajt në Japoni këtë javë.

Zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes thanë gjatë një dëshmie në Kongres se Kina ka ndërtuar një reaktor të ri riprodhues plutoniumi që përdoret për prodhimin e armëve.

 

 

“Ndërtimi i kapaciteteve bërthamore të Kinës është thellësisht shqetësues dhe ngre pikëpyetje në lidhje me qëllimin. Ritmi me të cilin operon Kina do të krijojë shqetësime të reja mbi stabilitetin ndërkombëtar dhe sfida të reja për parandalimin, sigurimin e kontrollit të armëve dhe zvogëlimin e rrezikut”, tha Vedant Patel nga zyra për media e Departamentit të Shtetit.

Kina këtë javë u përpoq të zbuste shqetësimet e shprehura nga ministrat e jashtëm të G-7-ës në Japoni.

“Kina ka ndjekur gjithmonë një strategji bërthamore mbrojtëse, i përmbahet politikës që të mos përdor e para armët bërthamore… Për çdo vend, për sa kohë që nuk përdorin ose kërcënojnë të përdorin armë bërthamore kundër Kinës, ata nuk kanë arsye për t’u shqetësuar se do të kërcënohen nga armët bërthamore të Kinës. Kjo është transparenca më kuptimplotë që një vend mund të sigurojë”, tha Weng Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Shumë ligjvënës amerikanë janë skeptikë që Kina do të nënshkruajë një traktat të kontrollit të armëve. Në fillim të këtij viti presidenti rus Vladimir Putin pezulloi përfshirjen e vendit të tij në marrëveshjen e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, Michael McCaul foli për Zërin e Amerikës mbi frikën e tij rreth forcimit bërthamor të Kinës.

“Kam marrë informacione të klasifikuara për këtë, është problem i madh. Arsenali i tyre bërthamor është i frikshëm dhe nuk ka asnjë traktat për ta kontrolluar atë. Më e mira do të ishte të rinegocionim një traktat të ri me Rusinë dhe të përfshinim Kinën në të. Por mendoj se duke pasur parasysh aleancën mes tyre dhe agresionin që po shohim nga diktatorët e të dy vendeve, kam shumë pak shpresë që kjo të ndodhë”, tha Michael McCaul, ligjvënës republikan.

Ligjvënësi demokrat David Cicilline i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja duhet të veprojë.

“Unë kurrë nuk kam qenë mbështetës i përhapjes së armëve shtesë bërthamore. Unë mendoj se ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të parandaluar vendet e tjera nga zgjerimi i rezervave të tyre bërthamore. Shtimi i më shumë armëve bërthamore nga SHBA-ja nuk është zgjidhje produktive”, tha ligjvënësi demokrat, David Cicilline.

Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se Kina tani ka rreth 410 mbushje bërthamore, Rusia ka 5889 dhe SHBA-ja ka 5244./VOA/

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin, zbulohet automjeti me të cilin u largua autori nga Lezha

Ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin, zbulohet automjeti me të cilin u largua autori nga Lezha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.