Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Franca kërkon të qetësojë stuhinë diplomatike mbi komentet e Macron-it

16:31 20/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Franca po përpiqet të minimizojë pasojat diplomatike të komenteve të Presidentit Emmanuel Macron se Evropa duhet të ulë varësinë nga Shtetet e Bashkuara dhe të shmangë ‘përfshirjen në kriza që nuk janë tonat’, pas një vizite shtetërore në Kinë në fillim të këtij muaji. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi në Pekin për të kërkuar ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund agresionit rus të Ukrainës. Kina nuk shprehu ndonjë premtim në këtë drejtim. Por zoti Macron më vonë shkroi në Twitter: “Rroftë miqësia midis Kinës dhe Francës.” Kina e përshkroi vizitën si “të suksesshme dhe pozitive”.

Vetëm disa ditë më vonë, ushtria kineze kreu manovra me zjarr të drejtpërdrejtë përreth Tajvanit – të cilin Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.

Në Francë, zoti Macron tha se Evropa duhet të formulojë politikën e saj për Kinën – në vend që të ndjekë rrugën e aleatit të saj transatlantik, Shteteve të Bashkuara.

 

 

“Franca është për status quo-në në Tajvan. Franca mbështet politikën e një Kine dhe kërkimin për një zgjidhjeje paqësore të situatës. Ky është, për më tepër, qëndrimi i evropianëve dhe është një pozicion që ka qenë gjithmonë në përputhje me rolin e aleatit. Por pikërisht këtu unë insistoj në rëndësinë e autonomisë strategjike. Të jesh aleat nuk do të thotë të jesh vasal”.

Këto komente shkaktuan reagime – veçanërisht në Evropën Lindore. Ministri i Jashtëm çek u përgjigj duke thënë se marrëdhëniet e forta transatlantike janë themeli i sigurisë së Evropës.

Momenti i zgjedhur për komentet nuk ishte i menduar mirë, thotë ish-ambasadori francez në SHBA, Gerard Araud, tani në Këshillin Atlantik.

“Ne po luftojmë tani – të gjithë së bashku, pas amerikanëve – po luftojmë agresionin rus në Ukrainë. Dhe unë e kuptoj se për shumë nga partnerët tanë, nuk ishte momenti i duhur, për të ngritur çështjen e aleancës sonë transatlantike”.

Kritikët thonë se komentet e presidentit Macron rrezikojnë ta minojnë aleancën.

“Konfirmoi mendimin kinez se është e mundur të krijohet një çarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”, thotë Liana Fix me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në vazhdën e stuhisë diplomatike që shpërtheu, një delegacion nga parlamenti francez vizitoi Tajvanin javën e kaluar për ta siguruar për mbështetjen franceze.

Mes luftës së Rusisë ndaj Ukrainës – dhe tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Kinës – disa argumentojnë se zoti Macron po përpiqet të shmangë një konfrontim më të gjerë.

“Kina po kërkon një botë shumëpalëshe. Dhe Macroni vjen dhe thotë: ‘OK, nëse nuk armatos Rusinë, ne mund të jemi Franca dhe të pretendojmë se nuk jemi vasalë të SHBA-së, ne mund të pretendojmë se jemi të gjithë palë të ndryshme, se kemi ndjeshmëritë tona ndaj politikës së një Kine dhe të gjitha këtyre çështjeve’, thotë Renaud Foucart me Universitetin Lancaster.

Zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA mund të shohin një president më pak të prirur se Joe Biden për të mbrojtur Evropën.

“Mendoj se debati do të rihapet me forcë. Evropianët që duan të flenë nën flamurin amerikan do të jenë të detyruar të zgjohen”, thotë Gerard Araud me Këshillin Atlantik.

Ndërkohë analistët thonë se aleanca e Britanisë me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë ta përfshijë Londrën në çdo konfrontim në Indo-Paqësor./VOA/

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, Tabaku paralajmëron shqiptarët

Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, Tabaku paralajmëron shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.