Skip to content
Aktualitet

Vlorë/ Ushtronte dhunë ndaj babait, arrestohet 45 vjeçari, në pranga dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale

· 2 min lexim

Autoritetet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.


Krahas kësaj forcat e policisë kanë arritur të vënë në pranga dhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

 

Njoftimi i plotë:

 

DVP Vlorë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin turk, M. K., 38 vjeç, banues në Turqi, pasi dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Sh. M., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën;
  • V. M., 25 vjeç, banues në Bourges, Francë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.