Skip to content
Kronikë

Vlorë/ Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në det

· 1 min lexim

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme nga peshkatarët në zonën e Kepit të Gjuhëzës në Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë, trupi dyshohet se i përket seksit mashkull dhe paraprakisht nuk janë identifikuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.