Skip to content
Kronikë

Vlorë/ 55-vjeçari francez gjendet i pajetë, dyshohet se ka vdekur 1 javë më parë

· 1 min lexim

 

Një 55-vjeçar, shtetas francez është gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tij në Vlorë. Sipas informacioneve të para dyshohet se ka ndërruar jetë 1 javë më parë në banesën ku jetonte me qira. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Pritet transportimi i trupit në drejtim të morgut të qytetit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.