Vlonjatët dhunojnë policët, kundërshtuan arrestimin e shokut të tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme katër persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës. Policia është përfshirë në një incident, ku janë dhunuar nga të katër persona, tashmë të arrestuar.

Kjo ka ndodhur pasi ata kanë arrestuar njërin prej tyre, e ndërsa arrestimin e tij e kanë kundërshtuar shokët me të cilët ishte edhe në lokal.

Ata janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, ku nga ana tjetër policia i ka arrestuar ata për ushtrim dhunë ndaj punonjësve të rendit.

4 të rinjtë kanë qenë në një lokal, pranë portit të Vlorës. Efektivët e policisë kanë marrë disa lëndime dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga policia janë arrestuar Armando Dredhaj, Daniel Muçaj, Sebastian Naqellari dhe Kevin Muhametaj.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga 4 shtetas.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.C 36 vjeç, banues në Vlorë
D. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
S. N., 23 vjeç, banues në Vlorë.
K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento