Skip to content
Kryesore

“Vllai ti e di pazarin”, përgjimet që fundosën shefin e IT-së në Gjykatën e Korçës

· 2 min lexim

Zhenika Loli, punonjës në gjykatën së Rrethit Gjyqësor në Korçë është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të drogës dhe sendeve të paligjshme.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, ku kërkohet masa arrest me burg për punonjësin e IT, janë zbardhur auto-përgjimet si dhe pamjet filmike që implikojnë të dyshuarin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, dhe “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.

Pjesë nga përgjimet:

-Kam nja dy shok ore burrë, të bëjmë ndonjë lek. A ka ndonjë lek për mua, ta gjej nanji

Zheni: Nuk e di se, e dëgjon këtë nuk është, ti thuaj sa të duash, ti e di pazarin

-E di e di por…

Zheni: Ti e di pazarin, thuaj sa të duash, o vlla këto punë unë i bëj për mik

-E marr vësh por nuk është se ka ndonjë çmim tjetër?

Zheni: Vetëm kujdes vlla, se ti qenke ca si kshu…

-O Vla po s’janë gjëra kto tani po bëjnë gjëra…. Qenke içik i shfrenuar por bëj kujdes, unë kaq po të them, pastaj ti e di

Zheni: Mirë zemra mirë, hajd shumë faleminderit

Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.