Vjosa Osmani ka reaguar pas mbërritjes së dozave të para të vaksinës anti-COVID në Kosovë. Në një postim në Tëitter ajo shkruan se është e emocionuar për ardhjen e vaksinave në Kosovë përmes programit COVAX dhe shpreh mirënjohjen e saj për partnerët ndërkobëtarë dhe mbështetjen e tyre. Osamni thotë se kjo është një ditë e rëndësishme, por duhet treguar akoma vigjilencë për rreziqet e virusit. Ajo shkruan se duhet treguar durim me qeverinë, ndërsa ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë
“Vaksinat kanë arritur. Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë. Kjo është një ditë e rëndësishme, por ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë për rreziqet e këtij virusi. Të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë,”-shkruan Osmani.
Kosova mori 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca nga programi COVAX, ndërsa më shumë pritet të vijnë javët në vijim. Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë procesin e vaksinimit.