Skip to content
Të Gjitha

Vjen dosja me emra nga Italia, rihapen hetimet për avionin me drogë të rrëzuar në Ishëm

· 1 min lexim

Hetimet lidhur me rrëzimin e avionit me drogë në Ishëm janë rihapur.

Ngjarja u regjistrua në vitin 2016 dhe pilot i avionit ishte italiani Guido Guidi, i cili ishte lënë i lirë me garanci pasurore prej 10 mijë eurosh.

“Balkanweb” shkruan se autoritetet italiane i janë përgjigjur kërkesës së dërguar një muaj më parë nga pala shqiptare.

Në dosjen e mbërritur nga shteti fqinj, ndodhen emrat dhe provat për trafikun e drogës ndërmjet dy vendve.

Një pjesë e tyre janë nga Fushë-Kruja dhe kanë qenë të arrestuar më parë për drogë në shtetin fqinj.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të thërrasë sërish për të dëshmuar, pilotin italian Guido Guidi.