Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Krujës për vepra të ndryshme penale. Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, policia e Krujës ka vënë në pranga 47-vjeçarin M.D., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, si dhe 48-vjeçarin MD., për veprën penale “moskallëzim krimi” .
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e M.D., u sekuestruan 2 armë zjarri pushkë dhe 16 fishekë, ndërsa u gjetën të kultivuar fidanë kanabis. Po nga këta struktura u arrestua Alin Kurti, banues në Zallë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën të kultivuara bimë kanabis.
Një tjetër person është arrestuar nga uniformat blu pasi u kap me lëndë narkotike në makinë. 30-vjeçarit Sulejman Hidri, gjatë kontrollit në mjet u sekuestrua një sasi prej 1,3 kg kanabis.
Gjithashtu në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim: Mynyr Koçiu, 63 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
I. T., 60 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.