Skip to content
Të Gjitha

Viti 2020 për shqiptarët nis me këtë lajm të bukur. Ismail Kadare nderohet me çmimin e madh në Francë

· 1 min lexim

Francë– Ky vit ka nisur me një lajm shumë të bukur për kulturën shqiptare.

Ismail Kadare është nderuar me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit” në shtetin francez.

Ka qenë ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, që ka bërë me dije lajmin në rrjetet sociale.

Kumbaro ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë.

Në postimin e Kumbaros mësohet se titulli i lartë i është dhënë  Kadaresë nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Postimi i plotë

Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.

Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh).

Në medaljen e titullit është koka e Napoleonit, ndërsa nga mbrapa shkruhet motoja “HONNEUR” (nder).