“Vishej mirë kohët e fundit”, zbardhen motivet e vrasjes së djeshme në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës. Bashkëshorti vrau me thikë gruan e vet, 36-vjeçaren Hasbije Kuka.

Autori i ngjarjes së rëndë, Ardian Kuka 37 vjeç kishte ushtruar dhunë edhe herë të tjera ndaj saj. Viktima ka qenë me urdhër mbrojtjeje nga Kuka, pikërisht për këtë arsye.

Ai e ka qëlluar 5-6 herë me thikë gruan e vet, ku kjo e fundit nuk ka mundur dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas ngjarjes, kryefamiljari është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. E vetëm mëngjesin e sotëm, autori i ngjarjes Ardian Kuka është gjetur nga policia i mbytur.

37-vjeçari mësohet se punonte shofer pranë OSHEE, e ndërsa kohët e fundit bashkëshortja e tij kishte nisur punë prej pak kohësh si edukatore në Durrës.

Midis çiftit kishin nisur debatet për arsye xhelozie. Ardiani edhe pse ia kishte gjetur vetë punën Hazbies, ishte shumë xheloz. Kjo pasi ajo kishte filluar të vishej më mirë se zakonisht kur shkonte në punë.

Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmartesore të Hazbies.

Shpërndaje
Share.

Komento