Vijon tradita e dasmave në BBV3, sot ‘martohen’ Ilnisa dhe Meritoni

Produkusioni i “Big Brother VIP” duket sikur nuk do të heqë dorë nga tradita e dasmave brenda shtëpisë më të famshme.
Sot do të shohim të veshur si nuse dhe si dhëndër Ilnisën dhe Meritonin.
Ishin banorët ata që vendosën këtë “dasmë” me anë të një votimi të hapur që u bë për dy çiftet, Sara- Bardhi, të cilët morën 8 vota dhe Ilnisa-Meriton që morën 10 vota.
Banorët pas këtij votimi filluan të bënin batuta me çifin, i cili duket se e ka marrë me shumë sportivitet lojën e dasmës.