Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vijon saga me disa të infektuar: Koronavirusi prek një tjetër institucion në Tiranë

16:03 10/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prej 1 qershorit qytetarët i janë kthyer jetës normale, duke mësuar si të bashkëjetojnë me Covid-19 pasi qeveria ka hequr kufizimet dhe zonat e kuqe.

Tashmë të gjithë i janë kthyer jetës së mëparshme, punës, protestave, grumbullimeve, teksa virusi duket për shumë persona se i përket të kaluarës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë raporton për dhjetëra të infektuar çdo ditë, teksa ditën e sotme u shënua numri më i lartë i të infektuarve që nga nisja e epidemisë.

Ajo që është vënë re kohët e fundit është se fasonerive, që deri dje ishin cilësuar si vatra “të nxehta” infeksioni, vendin u kanë “zënë” insitucionet shtetërore.

Së fundmi, edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është prekur nga koronavirusi, pasi 2 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv disa ditë më parë, raporton Syri.net.

Tamponet u janë bërë edhe shumë punonjësve të tjerë, teksa shumë prej tyre kanë shfaqur shenjat e Covid-19.

Megjithatë, deri më tani ende nuk ka të dhëna për numrin e saktë të personave të prekur.

Këto janë institucionet e vendit ku ka dhjetëra të infektuar e shumë të tjerëve u janë marrë tamponët.

Qendra Shëndetësore nr 9 dhe spitalet private: Vetëm në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë janë të infektuar 6 mjekë dhe infermierë. Sakaq është infektuar edhe një punonjës i Klinikës së Specialiteteve numër 2 dhe 1 është punonjës i një spitali privat. Gjithashtu, 2 punonjës administrate, një në shtet dhe një në privat janë të infektuar. Ndërsa zonat më “të nxehta” të Tiranës janë: Astir, Rr. Kavajës, Vasil Shanto, Kamëz, pranë mozaikut të Tiranës, ish-stacioni Trenit, Komuna e Parisit, Brryli, Babrru, Tiranë E Re, hotel Mondial, Don Bosko, Vaqarr, rr.Andon Z. Cajupi, rr.Elbasanit, rr. Kastriotët, pranë Policisë Bashkiake.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Krujë: Më 3 qershor rezultoi e prekur nga Covid-19 një punonjëse e Shëndetit Publik në Krujë, e cila është u infektua duke marrë tamponët tek pacientët. Pasi ajo u konstatua me koronavirus është karantinuar bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij doli negativ.

Kadastra Durrës: Dy ditë më parë u prekën nga virusi, sportelista e këtij institucioni dhe një specialiste sektori. Ndërkohë më 1 qershor Dosja.al raportoi se ishin infektuar dy punonjës, një sporteliste me iniciale K.Gj dhe kushëriri i saj, me inicale L.Gj, punonjës terreni. Të infektuar rezultuan edhe familjarët e tyre, teksa janë karantinuar kolegët e tyre.

Spitali Durrës: Në këtë spital është i infektuar mejku i njohur, Beqir Gelaj dhe dyshohet se shkak i infektimit për herë të dytë i mjekut këtë është bërë vajza e tij, mjeke në QSUT.

Qendra spitalore universitare në Tiranë: Më 27 maj një infermerie në QSUT rezultoi e prekur nga Covid-19 dhe infektoi dhjetëra kolegë dhe pacientë të saj. Pëllumb Pipero deklaroi se vetë, infermierja infektoi 13 kolegë të saj. Më 28 maj Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë. Ndërsa më 1 qershor ka rezultuar i infektuar edhe një mjek kardiolog, i cili punon në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Siç edhe shihet për këto raste, MSH ka dhënë shumë pak detaje për rastet, ose mund të themi më mirë, aspak.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid19institucion shendetesorkoronaviruste infektuarte prekur

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

E FUNDIT/ Rama pranon ftesën e opozitës parlamentare, ja kur do mbahet takimi

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English