Vijon SAGA e dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës: Bilbil Aliaj largohet pas 4 muajsh në detyrë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi mori detyrën vetëm në datë 4 shkurt të këtij viti.

Bilbili ka dhënë dorëheqjen pas më shumë se tre muajsh dhe siç duket nuk i ka dhënë fund konfliktit të pronave në Vlorë, që kanë nisur që në vitin 2013.

Aliaj ishte drejtori i dhjetë i këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë dhe erdhi në detyrë pas Taulant Canametin, i cili u komandua pas ‘furtunës’ në kadastrën e Vlorës.

Përpara se të merrte këtë detyrë, Aliaj mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.

Vlora është një ndër zonat më të nxehta sa i takon çështjes së pronave, dhe duket se Kadastra ende nuk ka gjetur qetësi, pasi është përfshirë nga një valë dorëheqjesh.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

Shpërndaje
Share.

Komento