Skip to content
Kronikë

Vijon megaoperacioni Tempulli, arrestohen 50 persona në Fier

· 1 min lexim

Në vijim të operacionin “Tempulli”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar 50 shtetas si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike, armë të ftohta, fishek dhe telefona. Ndërkohë policia vijon punën e saj për goditjen e këtij fenomeni.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar 50 shtetas nga të cilët, për datën e sotme 22.01.2024:
– Persona të arrestuar 20
– Gjendje të lirë 8
– Kërkim 2
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 820 gram cannabis sattiva
– ⁠15 ml vaj canabisi
– ⁠116 gramë kokain
– ⁠2 gramë Heroinë
– ⁠2 thika
– ⁠25 fishek model 54
– ⁠mjete 17
– ⁠telefona 34
Vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.