Skip to content
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në Belsh, riaktivizohet vatra në Dukat

· 2 min lexim

Mëngjesin e sotëm ka nisur punën për shuarjen e flakëve në malin e Dukatit  helikopteri holandez. Prej orës 06:00, trupat e huaja po luftojnë kundër flakëve që janë riaktivizuar sërish. E gjithë zona është e mbuluar nga tymi.

Dukati dhe Kalimashi janë dy vatrat e zjarrit më të rënda dhe se te këto dy vatra po punohet për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Gjithashtu është bërë e ditur se në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon të Mirditës vatrat e zjarrit janë ende aktive dhe te to po punohet për shuarjen e tyre. Ndërsa vatrat e tjera sipas njoftimit të Ministrisë janë vendosur nën kontroll.

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e djeshme edhe në zonë e Belshit. Zjarri ka rënë në fshatin Dëshiran ku era e fortë e bënte edhe më të vështirë situatën, por që forcat zjarrfikëse arritën që pas disa orësh pune në terren të mund të vinin nën kontroll flakët.

Flakët e zjarrit dogjën rreth 10 hektarë shkurre dhe 1000 rrënje ullinj. Dukati dhe Kalimashi janë dy vatrat e zjarrit më të rënda dhe se te këto po punohet për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë Domgjon të Mirditës, vatrat e zjarrit janë ende aktive.