Skip to content
Të Gjitha

VIDEO/ Varëse 10 mijë euro? Ja si e justifikon ministrja Balluku luksin e saj…

· 2 min lexim

Ajo nuk pranon se është një grua e pasur dhe madje në lidhje me veshjet dhe aksesorët e luksit që ekspozon pretendon se i blen me nga 10 dollarë copa.

Është fjala për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila sot e ftuar në një program televiziv ka komentuar lajmet e mediave pak kohë më parë, për çmimin e varëses së markës ‘Van Cleef & Arpels’.

E ftuar në “EuroNews”, Balluku ka folur për investimet e Ministrisë që ajo drejton në projektet e vendit, duke u thumbuar herë pas here nga moderatorja Ilva Tare.

Kjo e fundit, e ka cilësuar si “ministren më të pasur”, duke marrë parasysh dikasterin që ajo drejton.

Ndërsa Balluku, edhe pse e ka kuptuar batutën, sërish i është përgjigjur se nuk është e pasur dhe se varëset e saj i blen me nga 10 dollarë.

PJESË NGA BISEDA:

Ilva Tare: Duket ministrja më e pasur në qeveri…

Belinda Balluku: Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varëset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë.

/GazetaReforma.com/