Skip to content
Aktualitet

VIDEO/ U dëmtua nga tërmeti, ja momenti kur hidhet në erë me 130 kg eksploziv pallati 14 katësh në Durrës

· 1 min lexim

Një pallat i madh 14 katësh që u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit, është hedhur sot në erë me shpërthim të telekomanduar.

Plot 130 kg eksploziv i janë vendosur pallatit për shembjen e tij. Në terren kishte zbritur sot edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila vështroi nga afër “spektaklin” me shpërthim.

Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT), bënë të mundur shembjen e pallatit në lagjen nr. 17 të bashkisë Durrës.

Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave, nga ekspertet e batalionit te xhenios.

Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kësaj të shtune.

Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme.

/Burimi: BW/ GazetaReforma.com/