Skip to content
Kryesore

Video-skandali/ Shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

· 1 min lexim

Është shtyrë seanca që do mbahej për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe vajzën e video-skandalit, Alma Kaçi.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e një anëtari të trupës gjykuese.

Rreth dy javë më parë, SPAK shpalli pretencën, duke kërkuar dënimin me 4.6 vite burg për Gjicin, i akuzuar për korrupsion pasiv. Me gjykim të shkurtuar, ish-kryebashkiaku do të vuajë 3 vite burg.

Edhe për Alma Kaçin, SPAK kërkon 1.6 vite, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 1 vit burg.

Safet Gjici, akuzohet për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor ndërsa Alma Kaçi, për “korrupsion aktiv”.

Në përfundim të hetimeve të bëra nga SPAK rezulton se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës.

Gjici pasi ka përfituar prej vajzës në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.