VIDEO/ Skandal te Infektivi, polici roje plas ‘bombën’: Që kur vijnë në spital, i zgjedhin se kush do shpëtojë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia e koronavitrusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me skandale të panumërta, që në shumë raste kanë pasur si përgjegjës institucionet shtetërore.

Pa përgjegjshmëria e këtyre të fundit në këtë situatë, ka qenë shkaktare direkte e humbjes së jetëve njerëzore.

Por rasti më i fundit përbën një skandal të rëndë nëse do të konfirmohet dhe zbardhet në vazhdimësi, si një denoncim i vërtetë.

Dëshmia tronditëse në kufijtë e të pabesueshmes është siguruar nga “FaxWeb.al”, ku një punonjës i policisë, i cili ishte me detyrë në gardhin e spitalin Infektiv në Tiranë, ose i njohur si “Covid 1”, ka pranuar se shumë prej pacientëve që humbasin jetën mbahen disa ditë në morg.

Duke komunikuar me familjarë të personave të shtruar, punonjësi i policisë është filmuar me gjasë me celular nga njëri prej tyre, kur në dialog e sipër ka bërë disa pohime tronditëse si për familjarët e të sëmurëve, ashtu dhe për mbarë opinionin publik në vend.

Sipas këtij efektivi policie, “mjekët i seleksionojnë pacientët që në momentin kur iu hapin kartelën e shtrimit”.

Ka pasur raste sipas tij, që familjarët vijojnë që të sjellin ushqime në spital, edhe pse pacientët mund të kenë ndërruar jetë prej ditësh, dhe lajmi nuk u është bërë i ditur nga ana e mjekëve.

“Për dhjetë minuta fiuuu (fishkëllen), unë skam parë që të dalin të gjallë, pse me rrejt, ka pasur raste që i kanë nxjerrë nga 10, s’ka pasur as vend morgu ku me i çu… Më mirë le të vdes te shtëpia se e sheh, shpresa vdes e fundit por ama…

Kishte katër ditë që dikush sillte ushqime këtu të afërmit e vetë, edhe pse kishte katër ditë që kishte vdekur në morg.

Rrezik nuk i kanë treguar fare, që kur të mbush kartelën ai të pyet, kush je, nga je, a ke sëmundje shoqëruese, që atëherë ta heq kryqin ai… thotë do ikësh në krahun tjetër.

Të them edhe një gjë tjetër unë, ku ka policë e ku ka ushtarakë, ti nuk zgjidh dot gjë, po pati gardh ti nuk zgjidh dot gjë”,– shprehet i qetë në rrëfimin e tij punonjësi i Policisë.

Më se paku për rastin në fjalë do të duhet që të ketë një reagim nga ana e vetë Spitalit Infektiv, që ka zgjedhur të rrethojë me gardh oborrin, por që duket se përmes kësaj dëshmie vërtetohet shprehja e vjetër “ku ka zë nuk është pa gjë”.

Por ata që duhet të reagojnë menjëherë pas kësaj, duhet të jenë edhe Ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të nisë hetimin kryesisht, nisur nga ky publikim në media.

Për të tilla dëshmi në vende si Kosova, Maqedonia e Veriut, apo edhe në Itali, Spanjë, apo SHBA, qeveritë dhe autoritetet e drejtësisë kanë nisur hetime që po vijojnë dhe kanë bërë madje edhe persona dhe institucione përgjegjës duke i ndëshkuar.

/Burimi: FaxNews.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento