Skip to content
Bota

VIDEO/ Shpërthen në flakë ndërtesa historike në Kopenhagë

· 1 min lexim

Në një nga ndërtesat më të njohura të Kopenhagen ka shpërthyer zjarr. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarri përfshiu edhe majën e ndërtesës e cila u shemb mbi çati në një skenë që të kujton zjarrin e vitit 2019 në Notre-Dame të Parisit.

Ndërtesa historike, maja e së cilës ishte në formë si bishtat e katër dragonjve të ndërthurur, ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri. Skelat përreth ndërtesës e bënë më të vështirë për shërbimet e urgjencës kalimin e zjarrit, ndërsa çatia prej bakri ruante nxehtësinë, tha departamenti i zjarrfikësve të Kopenhagës.