Skip to content
Bota

VIDEO/ Ndodh mrekullia në Turqi, 4 vjeçarja nxirret e gjallë pas 91 orësh

· 1 min lexim

Turqia u godit para disa ditësh nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 i shkallës rihter. Deri më tani janë shënuar 107 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.

Por, ka edhe histori që të mbushin me frymëzim. Ditën e djeshme u shpëtua një 3-vjeçare e cila u nxor e gjallë pas 61 orësh, ndërsa sot ishte radha e Aylas 4-vjeç që të nxirrej e gjallë nga rrënojat pas 91 orësh.

Personi që e ka shpëtuar është shprehur për mediat se në një moment ai ka dëgjuar një zë fëmijë nën rrënoja dhe e ka pyetur nëse është mira.

Ajo është përgjigjur se është mirë. Më pas ai e ka pyetur për emrin dhe i ka kërkuar që ti shtrëngojë gishtin.

/GazetaReforma.com/