Skip to content
Të Gjitha

Video/ Makina merr flakë në mes të ish-Bllokut, detajet

· 1 min lexim

Paraditen e sotme afër kopshtit Nr.42 në zonën e ish- Bllokut një automjet tip ‘Benz’ ka marrë flakë.

Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i zjarrit në automjet, apo nëse ka një zjarrvënie të qëllimshme.

Nga fotot e publikuara nga “shqiptarja.com” dallohet se automjeti nuk është djegur tërësisht, por vetëm në pjesën e përparme.

Zjarrfikëset e qytetit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë nuk dihet as identiteti i personit i cili ka në pronësi mjetin.