Skip to content
Të Gjitha

Video/ Kyçet Universiteti i Bujqësorit, policia paralajmëron studentët

· 1 min lexim

Pasi i kanë vënë kyçin portës së Universitetit në shenjë protestë, policia ka paralajmëruar 3 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës se do t’i shoqërojë në Komisariat.

Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” shihen punonjësit e policisë të cilët i pohojnë disa studentëve se mbyllja e dyerve të institucionit përbën vepër penale dhe ata mund të shoqërohen në Komisariat.

“Ti mund të dalësh të protestosh, por nuk mund të vendosësh kyçin këtu. Sepse mbyllja e derës do të thotë se t’i kalon në ndjekje penale”- thotë punonjësi i policisë, ndërsa kërkon emrat e studentëve.

“Kyçin e kemi vendosur të gjithë në mënyrë simbolike. Jemi pa parti”- thotë një nga studentët.