VIDEO/ Kujdes nga Policia Rrugore! Në dy netët e fundit në Tiranë ka bërë ‘kërdinë’ me…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Rrugore e Tiranës është kthyer në ‘makthin’ e shoferëve dhe është bërë më problematike edhe se policia kriminale, apo struktura të tjera…

Vetëm në dy netët e fundit, janë vënë në pranga vetëm si shkak i Policisë Rrugore, 10 shoferë të cilët kanë kryer kundërvajtje.

Arrestimet ndodhën gjatë kontrolleve me radar në rrugët interurbane Tiranë-Durrës dhe Tiranë –Elbasan, pas mesnate.

Pesë prej këtyre shoferëve ishin të dehur, kurse pesë të tjerët nuk kishin patenta për të ngarë makinën.

Policia njoftoi se hoqi 45 patenta ndërkohë, për shpejtësi dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Plot 31 nga këta drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.

Rasti më flagrant ishte ai, kur dy motoçiklistë dhe dy drejtues automjetesh u kapën duke bërë gara me shpejtësi me njeri-tjetrin.

Ata u dërguan për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento