VIDEO/ Boks për bamirësi. U mbyll me barazim ndeshja mes dy legjendave Mike Tyson dhe Jones Jr.
Ai tregoi se sporti dhe fama nuk njohin moshë por po ashtu dhe forca, edhe pse këtë herë ajo nuk u përdor për titull, por për bamirësi.
Megjithatë është mbyllur në barazim ndeshja e shumëpritur e boksit që pa rikthimin në ring të legjendës Mike Tyson.
Në moshën 54-vjeçare “Iron Mike” sfidoi në ndeshjen e ekzibicionit një tjetër emër të madh në historinë e boksit si 51-vjeçarin Roy Jones Jr.
Pavarësisht moshës së dy sportistëve të tërhequr prej kohësh, nuk munguan goditjet e klasit.
Edhe Mike Tyson, që u ngjit në ring me doreza të zeza në nder të dy miqve të tij që u ndanë nga jeta gjatë këtij viti Kobe Bryant dhe Diego Armando Maradona, rishfaqi disa prej karakteristikave që e bënin të pamposhtur gjatë rinisë së tij.
Por në fund, gjyqtarët vendosën që sfida e zhvilluar në “Staples Center” të Los Angeles të mbyllej në barazim me pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=pba8vn-y4IY
/GazetaReforma.com/