Skip to content
Aktualitet

VIDEO/ Bashën e nxjerrin blof taksistët: Taksat na janë hequr!

· 1 min lexim

Lulzim Basha ka dalë në një fushatë me biznese apo kategori të caktuara shoqërore nëpër Shqipëri, për të dëgjuar hallet e tyre.

Dje, ishte duke biseduar me taksistët, dhe në një moment, pyet njërin prej tyre se sa i shkojnë taksat vjetore.

Ndërkohë, taksisti e nxjerr blof, duke i thënë se taksat nuk e vrasin, sepse i janë zeruar.

Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore?

Ndërsa ai i përgjigjet: Taksat nuk na vrasin sepse taksa na është zeruar.

/GazetaReforma.com/