Skip to content
Të Gjitha

VIDEO/ Aksioni i IKMT në Shëngjin, banorët përplasen me Policinë

· 1 min lexim

Prej disa ditësh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave të zëna publike.

Ditën e sotme IKMT ka zbarkuar në Shëngjin, ku është përballur me tensione dhe përplasje nga banorët.

Teksa mjetet e IKMT-së kanë mbërritur pranë objekteve të shënuara për t’u shembur, pronarët janë mbledhur para pronarve të tyre duke kundërshtuar prishjen, teksa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar tensionet.

Por kjo nuk i ka ndaluar pronarët që të përplasen edhe me ta.

Pronarët e objekteve pretendojnë se nuk janë lajmëruar më parë për aksionin e IKMT-së.

Ata kërkojnë më shumë kohë për largimin e materialeve nga objektet e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar as konfrontimet pasi zona është e “mbuluar” edhe me forca policie.