Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vetëvrasja e emigrantit maroken, homazhe dhe protestë në kampin e Gjadrit

12:45 01/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vetëvrasja e emigrantit maroken, homazhe dhe protestë në kampin e Gjadrit

Vetëvrasja e një emigranti 42-vjeçar maroken në kampin e Gjadrit, pas më shumë se një muaji qëndrimi në këtë strukturë të ngritur nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat për të drejtat e refugjatëve.

Të prekur nga rasti, dhjetëra aktivistë shqiptarë dhe të huaj protestuan pranë ambjenteve të kampit.

Ata zhvilluan homazhe në kujtim të të ndjerit dhe ngritën thirrje për një hetim të pavarur, përgjegjësi institucionale dhe lirimin e të gjithë emigrantëve të mbajtur aty.

“Gjadri si Guantanamo” dhe “Drejtësi për Hamidin” ishin disa prej sloganeve të tyre.

Aktivistja Kristina Millona deklaroi se vetëm gjatë muajit të fundit janë regjistruar mbi 40 incidente brenda kampit.

Sipas organizatave, kampi i ngritur në Gjadër,  që fillimisht parashikohej të shërbente për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det  është shndërruar në një qendër ndalimi, ku mbahen emigrantë që nuk kanë më të drejtë azili dhe priten të deportohen.

Ndërkohë, Gjykata e Kasacionit në Itali ka kërkuar që Gjykata Europiane e Drejtësisë të shqyrtojë ligjshmërinë e funksionimit të këtyre strukturave jashtë territorit italian, në bazë të marrëveshjes Romë-Tiranë.

Pavarësisht vendimeve të mëhershme të gjykatave italiane që ndaluan sjelljen e emigrantëve në Shqipëri për shkak të mosrespektimit të listave të vendeve të sigurta, qeveria italiane ka vijuar me transferimet.

Kontingjenti i fundit mbërriti në Shëngjin më 28 maj 2025 dhe u zhvendos në Gjadër sipas protokolleve të parashikuara.

Marrëveshja Rama–Meloni për ndërtimin e këtyre qendrave në Shqipëri është kritikuar si një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë mbi menaxhimin e emigrantëve në një vend më të brishtë ligjërisht.

Megjithatë, disa liderë të BE-së e kanë cilësuar atë si një eksperiment që mund të shërbejë si model për menaxhimin e flukseve migratore në të ardhmen.

Ndërkohë, hetimet për vetëvrasjen në Gjadër vijojnë, ndërsa presioni ndaj autoriteteve shqiptare dhe italiane për transparencë dhe përgjegjësi është në rritje.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: homazheprotestë në kampin e GjadritVetëvrasja e emigrantit maroken

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata jep vendimin për 8 të arrestuarit

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata jep vendimin për 8 të arrestuarit

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English