Vetëm një muaj të martuar/ Arrestohet bashkëshorti i Ministres së Arsimit, Besa Shahini

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkëshorti  i ministres Besa Shahini ka rënë në prangat e policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për deputetin e Kosovës Dardan Molliqaj, i cili sipas njoftimit të bërë nga subjekti i tij politik, PSD, mësohet se arsyeja ka qenë pjesëmarrja e tij në një protestë.

Protesta për të cilën është arrestuar ka ndodhur në vitin 2015, kohë kur kërkohej lirimi i deputetit Albin Kurti.

Sipas njoftimit Molliqaj është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka marrë asnjë njoftim paraprak për  paraqitje në gjykatë apo në komisariat.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Gjithashtu subjekti poltik kërkon lirimin e deputetit, pasi sipas tyre ajo ishte në protestë e denjë dhe e drejtë.

Postimi i plotë:

Shpërndaje
Share.

Komento