Vetëm dy jetë të humbura nga Covid-19 në 24 orët e fundit, por rastet e reja vijojnë të rriten

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ditën e sotme janë kryer 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste të reja me Covdi-19, ndërkohë janë shëruar 53 qytetarë duke e çuar në 6668 numein total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale                         75576

Raste pozitive              11672

Raste të shëruara        6668

Raste Aktive                4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2366

Durrës                         520

Shkodër                       362

Lezhë               267

Elbasan                        248

Korçë               209

Fier                              192

Vlorë               170

Kukës               140

Berat               92

Dibër               51

Gjirokastër                 47

Shpërndaje
Share.

Komento